4 raste të tjera me Covid-19
163 persona aktivë në të gjithë vendin
Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar mes 243 personave që epidemiologët kanë testuar në 24 orët e fundit.
E njëjta shifër u regjistrua edhe të hënën, duke i bërë dy ditët e para të kësaj jave ato me numrin më të ulët të rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
“Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë”.
876 persona janë prekur deri më tani ka koronavirusi, por shumica janë shëruar.
“682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”.
Lajme pozitive vijnë edhe nga spitalet COVID, ku ka rënë numri i pacientëve dhe ai atyre në terapi intensive.
“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive”.
Prej 2 javësh Shqipëria nuk ka shënuar viktima nga pandemia, numri i të cilëve mbetet 31 dhe epidemiologët e vlerësojnë të qëndrueshme situatën.
Tv Klan