Shkon për t’u larë, mbytet në liqen 19-vjeçari
Informacion paraprak nga Policia:
Ditën e sotme, në orën 14:00, ka shkuar për t’u larë dhe është mbytur në liqenin e Kurjanit, Roskovec, një 19-vjeçar me inicialet S.Sh, banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje./tvklan.al