Shkon për ushqim dhe nuk kthehet më


Shkon për ushqim dhe nuk kthehet më

09:22 14/01/2019

I ftohti i ka marrë jetën një burri në fshatin Selcë e Sipërme të Pogradecit. 53-vjeçari Ajet Zikollari kishte dalë dy ditë më parë nga shtëpia për të marrë ushqim për familjen, për të mos u kthyer më.

Ai ishte nisur me gomar drejt Proptishtit dhe dyshohet se humbi jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Familjarët e kërkonin 53-vjeçarin prej dy ditësh. Zikollari u gjet pasditen e së dielës, i ngrirë në dëborë. 53-vjeçari është viktima e tretë që regjistrohet nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë në javën e fundit./tvklan.al






Të ngjashme