Shkon për vizitë tek motra, e qëllojnë me armë
Një 50-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në fshatin Ngjeqar të Roskovecit në Fier.
Zyrtarisht policia thotë se i plagosuri me iniciale R.G është qëlluar nga i dyshuari me iniciale U.S. Ky i fundit mendohet se ka qenë i dehur kur qëlloi me armë 50-vjeçarin, i cili kishte shkuar për vizitë tek motra e tij në fshatin Ngjeqar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lokalin e fshatit. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.
/tvklan.al