Shkon të dorëzojë postën, përballet me një të papritur


Shkon të dorëzojë postën, përballet me një të papritur

19:22 19/08/2018

Një punonjës poste ka zbuluar një gjarpër  2.4 metra të gjatë, i cili qëndronte i rehatuar në një kuti postare në Overland Park, SHBA.

Banorët, thanë se gjarpri gjigant kaloi mbi kangjellat e shtëpisë dhe përfundoi mbi kutinë postare. Postieri zbuloi gjarprin gjatë itenerarit të tij të përditshëm ditën e premte.

Fotoja e siguruar nga policia e Overland Park tregon tre oficerë të kontrollit të kafshëve të cilët ndihmojnë me zhvendosjen e zvarranikut. Ata e morën gjarprin në një vend të sigurt, derisa pronari i tij të vihej në dijeni.

Fqinjët thanë se gjarpri mbahet nga një familje tjetër në zonë, megjithatë kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek ata./tvklan.al





Të ngjashme