Shkon të zgjasë qerpikët, 23-vjeçarja e pëson keq


Shkon të zgjasë qerpikët, 23-vjeçarja e pëson keq

16:21 26/09/2017

Një 23-vjeçare e cila kishte kryer disa seanca në një parukeri për të zgjatur qerpikët ka përfunduar me një fryrje të tmerrshme në kakapët e syve. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” në Tiranë, kjo ka ndodhur si pasojë e moskontrollit dhe vajtja në parukeri që ofrojnë këto shërbime kundrejt një pagese të vogël lekësh.

“Një 23-vjeçare e cila i ishte drejtuar një parukerie në Tiranë me disa seanca për të zgjatur qerpikët. Por, teksa afrohej seanca e fundit, vajzës i ishin fryrë në mënyrë të tmerrshme kapakët e sipërm të syve duke iu mbyllur. E gjithë kjo ka ardhur si pasoë e moskontrollit dhe vajtja në një parukeri që të merr më pak lekë”,

tha gazetarja. /

tvklan.al

 

 

 

 






Të ngjashme