Shkrihen 2 mld tonë akullnajë
Shkrirje rekord e akullnajave në Groenlandë. Këto janë pasojat temperaturave më të larta se ato normalet për stinën. Për këtë arsye, vetëm para dy ditësh raportohet se janë shkrirë rreth 2 miliardë tonelata akullnajë, në 40 % të ishullit. Lajmi bëhet i ditur nga Qashington Post dhe CNN, që citojnë të dhënat dhe statistikat zyrtare të National Snow Data Center.
Ekspertët thonë se shkrirja e akullnajave është një fenomen natyral në stinën e ngrohtë në Groenlandë. Sipas tyre, maksimumi arrin në muajt Qershor-Gusht, por këtë vit, kjo shkrirje ka nisur në nivele mjaft të larta që në muajin Prill. Dhe kjo është mjaft shqetësuese.
Klan Plus