Shkrihet gjysma e qeverisë “Rama 1”, si ndryshon kabineti qeveritar
Katër vite më parë, bashkëkryetarët e koalicionit qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën që qeveria të kishte 19 ministri, 14 prej të cilave drejtoheshin nga PS dhe 5 nga LSI.
Tashmë me një mandat të fortë që i jep i vetëm drejtimin e qeverisë pa nevojën e koalicioneve, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkrijë 8 ministri të mëparshme, të shtoj 2 të reja duke reduktuar numrin e tyre nga 19 në 13 ministri.
Disa prej ministrive kanë ruajtur emërtimet e mëparshme, si ajo e Jashtme, e Mbrojtjes, e Kulturës etj, shumë të tjera kanë ndryshuar emërtime teksa janë krijuar edhe dy ministri të reja, Ministria e Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve dhe Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.
Më poshtë mund të gjeni edhe një krahasim të ministrive “Rama 1” dhe “Rama 2”:
“Rama 1”
Kryeministër
Zv/kryeministër
MINISTRITË:
-Ministritë që mbeten ose rikonfigurohen
- Ministria e Mbrojtjes
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Ministria e Punëve të Jashtme
- Ministria e Financave
- Ministria e Arsimit dhe Sportit
- Ministria e Drejtësisë
- Ministria e Kulturës
- Ministria e Shëndetësisë
- Ministria e Energjisë dhe Industrisë
- Ministria e Mjedisit
- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
– Ministritë që u ‘shkrinë”
- Ministria e Integrimit Europian
- Ministria e Ekonomisë
- Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
- Ministria e Zhvillimit Urban
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
- Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike
- Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore
“Rama 2”
Kryeministër
Zv/Kryeministër
MINISTRITË:
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Brendshme
Ministria e Jashtme
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (e rikonfiguruar)
Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës (e rikonfiguruar)
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (e rikonfiguruar)
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (e rikonfiguruar)
Ministria e Kulturës
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (e rikonfiguruar)
Ministria e Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve (e re)
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve (e re)
/tvklan.al