Shkrirja e ministrive dhe agjencive, Zv/kryeministrja: Jo largime të punonjësve të kualifikuar të administratës publike


Shkrirja e ministrive dhe agjencive, Zv/kryeministrja: Jo largime të punonjësve të kualifikuar të administratës publike

15:44 27/09/2017 https://youtu.be/GoU8rtb8Fls

Bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive apo agjencive qeveritare në këtë mandat të 2-të qeverisës të kryeministrit Edi Rama ka krijuar jo pak shqetësim se do të ketë shkurtime të punonjësve të dikastereve që janë prekur nga ky ristrukturim.

Por zv/kryeministrja Senida Mesi deklaron se largimet nga administrata publike nuk janë në fokusin e reformës.

Përfitoj nga rasti që të siguroj çdo nëpunës të Administratës, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryejnë detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është e angazhuar për t’i mbështetur dhe promovuar më tej ata. Në të njëjtën kohë, ne do të modernizojmë shërbimet, lehtësojmë punën e tyre dhe do të ulim burokracinë për qytetarët tanë në të gjitha pikat ku shteti u shërben atyre”

.

Zv/kryeministrja Mesi ishte pjesë e takimit të Grupit të Posaçëm të Reformës në Administratën Publike, një nga reformat e cila renditet ndër 5 prioritet kyçe që qeveria shqiptare duhet të përmbushë për të mundësuar çeljen e negociatave te anëtarësimit./Tv Klan






Të ngjashme