Shkrimtari Ismail Kadare takim me intelektualët në Tiranë – (3 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Shkrimtari i shquar Ismail Kadare, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë, ka qenë i ftuar sot në një takim me diplomatë, përfaqësues të partive politike, si edhe gazetarë. Takimi është organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Në lidhje me mendimet dhe vlerësimet, që jep Kadarja për rajonin tonë dhe çështjet e politikës.
Vetë Kadare ka kërkuar që ky takim të ishte miqësor, për më tepër ai u shpreh, se vlerësimet e politikës dhe rajonit, që ai mund të japë, janë mendime vetëm të një shkrimtari. Për dy gjëra u shpreh Kadare, s’kam dashur asnjëherë të diskutojë dhe këto janë diskutimi mbi çështjet e Europës dhe ai mbi të ardhmen e romanit, pasi analistët dhe mendimtarët në të gjithë botën janë të shumtë. Më pas Kadare iu përgjigj pyetjeve mbi situatën politike në Kosovë dhe rajon, si edhe shprehu mendimin e tij për të ardhmen e klasave politike./tvklan.al