Shkrin akullnaja, gjenden trupat e çiftit të zhdukur që në vitin 1942
Shkrirja e një akullnaje të vogël në Zvicër ka bërë që të zbulohen trupat e ngrirë të një çifti që besohet se u zhdukën 75 vjet më parë.
Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën në gusht të vitit 1942 në një lartësi 2600 metra, pasi kishin shkruar në Alpe për t’u kujdesur për bagëtinë e tyre. Ata ishin fermerë, ndërsa 7 fëmijët e çiftit nuk hoqën kurrë dorë nga shpresat për gjetjen e tyre.
Vajza e tyre më e re tha se tani po planifikon që t’u bëjë prindërve të saj funeralin që meritojnë.
Policia tha se do të kryhet një test AND-je gjatë ditëve në vijim për të konfirmuar se është pikërisht çifti për të cilin dyshohet. Autoritetet thanë se trupat e ngrirë u gjetën javën e kaluar në akullnajën Tsanfleuron nga një punonjës i kompanisë së skive.
/tvklan.al