Shkruhet historia/ Australi – Britani, 17 orë fluturim pa ndërprerje


Shkruhet historia/ Australi – Britani, 17 orë fluturim pa ndërprerje

11:47 25/03/2018

Qantas shkroi një histori. Kështu shkruajnë mediat e huaja për fluturimin prej 17 orësh, nga Australia drejt Britanisë, i realizuar nga kompania Qantas Flight QF9.

Qantas Flight QF9 përfundoi 14.498 kilometra (9.009 milje) udhëtim nga Perth në Aeroportin Heathrow të Londrës.

Linja ajrore po përdor Boeing 787-9 Dreamliner, e cila është dy herë më efikase së Boeing 747. Kjo është pjesë e planeve ambicioze nga Qantas për të shtuar fluturime e gjata.

Në avion kishte 230 pasagjerë gjatë fluturimit, dhe ai u ul mëngjesin e së dielës në aeroportin Heathrow, të Londrës.

/tvklan.al






Të ngjashme