Shkrumbohet makina e biznesmenit
Makina e një biznesmeni në Gjirokastër është shkrumbuar gjate natës. Ngjarja ndodhi në lagjen Dunavat, ku makina e sapo blerë ishte parkuar në vendin e zakonshëm.
Sipas pronarit të makinës, 30-vjeçarit Genti Sinoimeri, zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë arsye ai ka dhënë në polici dhe emrat e personave të dyshuar.
Edhe policia në Gjirokastër po heton për zjarr vënie të qëllimshme. Disa persona u shoqëruan në polici për këtë ngjarje./ tvklan.al