Shkrumbohet makina e një gruaje

Foto ilustruese

Shkrumbohet makina e një gruaje

07:40 29/10/2017

Makina e një gruaje është shkrumbuar gjatë natës në lagjen “Mustafa Matohiti” të Tepelenës.

Automjeti “Benz”, me targa  AA 400 LH, sipas policisë është në pronësi të një gruaje me iniciale E.B.

Në momentin që është përfshirë nga flakët makina ka qenë e parkuar. Ajo është djegur pothuaj plotësisht.

Bazuar në hetimet paraprake dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i E.B, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

/tvklan.al






Të ngjashme