Shkrumbohet parku i Qafështamës
Mbi 15 hektarë me pyje janë djegur, vatrat e zjarrit ende aktive
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në parkun kombëtar të Qafështamës. Flakët që filluan ditën e shtunë vazhdojnë me intensitet ndërsa deri tani janë djegur rreth 15 hektarë me pyje. Mësohet se zjarri ka nisur fillimisht nga pjesa e Burrelit ndërsa rrezikojnë edhe lokale dhe bujtina që ndodhet në zonën e mbrojtur.
Shuarja e flakëve dhe ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve për të mbërritur mjetet zjarrfikëse në vendin ku vatra është aktive.
Në vendin tonë zjarret djegin hektarë të tëra me pyje çdo vit ndërsa shumica e zjarreve janë të qëllimshme dhe për të hapur kullota. Këtë vit ndonëse jemi në Nëntor ende vazhdon beteja me shuarjen e flakëve për shkak edhe të motit të ngrohtë.
Klan Plus