Shkumbini përjashtohet nga kampionati


Shkumbini përjashtohet nga kampionati

23:21 19/12/2019

Dhuna ndaj arbitrit e zbret në Kategorinë e Dytë

Dhuna ndaj arbitrit Sokol Bebja solli përjashtimin e Shkumbinit nga kampionati i Kategorisë së Parë. Komisioni i Disiplinës mori vendimin, duke e shoqëruar edhe me 1 milion Lekë gjobë dhe skuadra peqinase do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë në sezonin e ardhshëm.

Për ngjarjet në sfidën e fundjavës me Dinamon e pësoi edhe futbollisti Andi Bakiasi, i cili u përjashtua për jetë nga futbolli.

Për sulmin ndaj arbitrit në sezonin e kaluar u përjashtua edhe Kamza, që nga Superliga zbriti në Kategorinë e Dytë.

Tv Klan






Të ngjashme