Shkurtohet lista e pagesave të paaftësisë


Shkurtohet lista e pagesave të paaftësisë

20:00 18/05/2014 sinan tafajNëse një person me aftësi të kufizuar, sistemohet në një nga qendrat rezidenciale shtetërore, automatikisht atyre ju hiqet pagesa e paftësisë. Ky është një nga ndryshimet që ka pësuar ligji “për ndihmën dhe shërbimet shoqërore". Presidentja e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve thotë se ky ndryshim në ligj është bërë pa përfshirjen e grupeve të interesit , të cilët e kundërshtojnë.

Në relacionin e dërguar këshillit të ministrave, ndryshimi në nenin 4, për heqjen e pagesës së paaftësisë për personat që sistemohen në qendra rezidenciale do t’i sjell buxhetit të shtetit një përfitim prej 47 milion lekësh. Thuhet se se shteti nuk mund të paguajë 2 herë për të njëjtin individ. Mybere Prizreni thotë se ndryshimet në ligj i trajtojnë me dy standarte personat me aftësi të kufizuar, pasi ato favorizojnë ata që punësohen.

Kryetari shoqatësë së të verbërve, Sinan Tafaj, shprehet se nuk i pranojnë kurrësesi këto ndryshime në ligjin 9355, dhe për këtë i kanë kërkuar presidentit të mos e dekretojë.

Kryetarja e shoqatës së së para dhe tetraplegjikëve i ka kujtuar Kryeministrit, premtimin për të ndihmuar këtë kategori në rikthimin e disa të drejtave të mohuara, deri tani. Në të gjithë vendin numërohen 140 mijë  persona me aftësi të kufizuar.

TV KLAN





Të ngjashme