Shmanget sulmi terrorist në Gjermani, arrestohen 3 persona

German special policemen search a housing area in the eastern city of Chemnitz on suspicion that a bomb attack was being planned in Germany, October 8, 2016. REUTERS/Fabrizio Bensch

Shmanget sulmi terrorist në Gjermani, arrestohen 3 persona

19:00 08/10/2016

Forcat e anti-terrorit gjerman kanë parandaluar një sulm terrorist që mund të kishte pasoja katastrofike.

Tre persona u arrestuan në qytetin Chemnitz, në lindje të vendit, ndërsa janë vënë në kërkim të një të katërti.

Ai është 22-vjeçari sirian Jaber Albakr, personi në këtë foto.

jaber-al-bakr

Në apartamentin e tij, policia gjeti sasi të konsiderueshme eksplozivi. Forcat gjermane evakuuan të gjithë bllokun e banorëve pranë shtëpisë së sirianit.

Sipas burimeve nga siguria gjermane, që citohen nga agjencia e lajmeve DPA, 4 terroristët ishin të lidhur me Shtetin Islamik. Ata dyshohet se do të kryenin një atentat terrorist ndaj një aeroporti në vend.

Muajt e fundit Gjermania është vënë në shënjestër të terroristëve të ardhur kryesisht me valën e emigrantëve. Në Korrik një sulm me armë të ftohtë në një tren dhe një shpërthim kamikaz në Bavari tronditën opinioni publik.

Një pjesë e mirë e gjermanëve fajësojnë kancelaren Angela Merkel dhe politikën e saj të dyerve të hapura, për situatën në vend.

Tv Klan





Të ngjashme