Shoferët e taksive hidhen përsëri në protestë paqësore – (29 Janar 2001)


Shoferët e taksive hidhen përsëri në protestë paqësore – (29 Janar 2001)

16:52 29/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shoferët e taksive janë hedhur sot përsëri në protestë paqësore në sheshin “Nënë Tereza”. Dy ditë më parë Bashkia e Tiranës, ka njoftuar mediat, për zgjidhjen e dy prej kërkesave të taksistëve. Sipas këtij njoftimi, bashkia ka caktuar disa vendqëndrime për taksitë, si dhe licencimin e 300 taksive dhe 200 furgonëve. Mirëpo njëri nga drejtuesit e sindikatës së taksive thotë, se nuk di gjë dhe këto janë fjalë të dala nga media. Ndërkohë taksistët mbeten në pritje të zgjidhjes edhe të kërkesave të tjera që nuk janë në kompetencë të bashkisë./tvklan.al






Të ngjashme