Shoferët e taksive kërkojnë rregull për vendqëndrimin e taksive – (5 Shkurt 2001)


Shoferët e taksive kërkojnë rregull për vendqëndrimin e taksive – (5 Shkurt 2001)

11:38 05/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas grevës së shoferëve të taksive të licencuara, bashkia e kryeqytetit plotësoi njërën nga kërkesat e shoferëve për caktimin e vendqëndrimeve taksi. Në Tiranë pranë çdo rruge, janë vendosur tabela të tilla, që tregojnë se cilat automjete duhet të parkohen. Por duket se parkimi i çdo lloj automjeti pranë trotuareve, sjell problem për shoferët e taksive.

“Këtu ku është vendi për taksi, të jetë vetëm për taksi. Makina të tjera lë të punojnë ku të duan, por jo në vendin ku është caktuar nga bashkia vendi jonë për taksi”.

Sipas shoferëve, zbatimi i rregullores të qarkullimit rrugor, nuk u takon vetëm atyre, por edhe policëve që kryejnë shërbimin, pasi vetëm kështu tabelat e vendosura për parkim, do të zbatohen në rregull./tvklan.al






Të ngjashme