Shoferët e taksive pritet të nisin grevë për mos plotësimin e kërkesave – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Nesër 50 shoferë, aderues në sindikatën e taksive, pritet të zhvillojnë një manifestim paqësor për një orë në bulevardin kryesor. Sipas tyre e gjithë kjo për arsye se bashkia nuk ka zgjidhur katër kërkesat më imediate në afatin e caktuar nga ta. Mbi 400 shoferë taksie, të licencuar, brenda Nëntorit që shkoi, kërkonin pajisjen e tabelave për vendqëndrimet, uljen e njësimit të çmimeve të karburantit, mënjanimin e qarkullimit nga autoveturat taksi me targa të bardha dhe trajtim me përparësi të taksive të licencuara.
Bashkia dhe Policia Rrugore është duke punuar intensivisht për caktimin e vendqëndrimeve të këtyre automjeteve. Sindikata e taksistëve si përshkallëzim pas manifestimit të nesërm shikon bllokimin e rrugës nacionale./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti