Shoferi i autobusit vret shoferin e furgonit në Durrës
Sherr me thika, vritet një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar disa herë me thikë në afërsi të shinave të trenit pranë mbikalimit të Plepave.
Viktima është identifikuar si Idajet Dulla, banor i Durrësit, ndërsa autori i dyshuar ngjarjes është Arbër Koti.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se viktima, që punonte si shofer furgoni është konfliktuar me drejtuesin e një autobusi, që transportonte punonjësit e fasonerisë për bllokimin e rrugës.
Ata kanë nisur të debatojnë ashpër mes tyre, ndërsa me pas në përleshje e sipër, shoferi i autobusit ka qëlluar me thikë 35-vjeçarin, babain e dy fëmijëve, duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë dhe transportuar 35-vjeçarin drejt spitalit, por që ka mbërritur pa shenja jete.
Autori i dyshuar, pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në ndjekje të tij është vënë policia e cila po ushtron kontroll me qëllim arrestimin e tij.
Tv Klan