Shoqata Amerikane e Biznesit në Tiranë – (10 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Çelet në Shqipëri zyra e shoqtës shqiptaro-amerikane të tregtisë dhe zhvillimeve ekonomike. Kjo shoqatë ka qenë e pranishme në shqipëri që në vitin 1992 ku ka realizuar disa programe trajnimi të specialistëve shqiptar.
Krahas programit për zhvillimin organizativ, është planifikuar të realizohen disa projekte konkrete, si analiza studimore për bizneset e vogla dhe të mesme. Një projekt tjetër me interes është organizimi i trajnimit për zhvillimet ekonomike lokale për disa shtete në rajonin e ballkanit ku kalon korridori 8.
Ndërkohë presidenti i shoqatës Petraq Gramo ka sqaruar impaktet e saj në ekonominë e biznesin shqiptar.
Petraq Gramo:- “Neve kemi parasysh që të fokusojmë interesin e dyanshëm, për zhvillimin e tregtisë dhe biznesit midis dy vendeve. Pra kjo shoqatë, kjo zyrë që do kemi në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me simotrën tonë në amerikë, që ka 8 vjet që ekziston dhe ka bërë shumë punë, ne mendojmë se do kemi sukses”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego