Shoqata “Atdheu dhe Emigrantët” fakte mbi Otranton – (5 Shkurt 2000)


Shoqata “Atdheu dhe Emigrantët” fakte mbi Otranton – (5 Shkurt 2000)

18:32 05/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Anijet shqiptare mbyten nga italianët, mjaft fakte të tilla përfshi këtu edhe skafet do të shkojnë në gjykatën e Hagës, të denoncuara nga shoqata atdheu për refugjatët dhe emigrantët. Lëvizja e lirë e shqiptarëve sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare do të jetë ndihma më e madhe që mund ti japë perëndimi shqipërisë. Përveç tryezave me diplomat shqiptarë dhe të huaj, duhet të ngrihet opinion për një lëvizje të lirë të qytetarëve shqiptar.

Shoqata për refugjatët dhe emigrantët kërkon nga qeveria shqiptare anullimin menjëherë të patrullimit në ujrat shqiptare të të huajve, se vetëm kjo gjë do minimizojë Otrantot. Për ta Otrantoja është rasi i parë i zbuluar, pasi kishim dhe të mbijetuar dhe faktet që dalin prej tyre janë, mbytja bëhet në ujrat ndërkombëtare ndaj dhe gjyq te jetë i tillë dhe jo i një shteti. Arrestohet kapiteni i anijes shqiptare dhe lihet i lirë ai i palës italiane. Vetë Italia ishte ajo që nuk nxirrte nga deti anijen pa shpenzime, ndaj veç lëvizja e lirë është ajo që do të ndërpresë tragjeditë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme