Shoqata e Distributorëve Farmaceutike të Shqipërisë: Jo më ilaçe pa licensë (7 Mars 2001)


Shoqata e Distributorëve Farmaceutike të Shqipërisë: Jo më ilaçe pa licensë (7 Mars 2001)

10:11 07/03/2001

Në ambjentet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë është mbledhur sot Shoqata e Distributorëve Farmaceutikë të Shqipërisë. Hyrja e ilaçeve kontrabandë dhe pa licensë, shitja e tyre në farmaci duke konkurruar farmacitë që mbulohen nga kjo shoqatë kanë qenë tema e sotme e kësaj mbledhje. Shoqata e Distributorëve Farmaceutikë të Shqipërisë lëvron rreth 50 milion dollarë nëpërmjet shpërndarjes së barnave.

Kryetari i kësaj shoqate Kastriot Fejzo ka kërkuar nga anëtarët e saj që të mbështesë një grup kërkesash ku mes tyre 2 janë më të rëndësishmet, njëra drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe tjetra doganave të cilat janë dy arterie kryesore që mund të bllokojnë shpërndarjen e ilaçeve pa licensë që hyjnë në vendin tonë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme