Shoqata e Konsumatorëve, rreziku nga shishet plastike – (10 Mars 2001)


Shoqata e Konsumatorëve, rreziku nga shishet plastike – (10 Mars 2001)

13:16 10/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përdorimi i më shumë se një herë i shisheve plastike, sjellë sëmundje diareike në organet e brendshme, por dhe turbekloz në popullsi. Ky është alarmi i shoqatës së konsumatorëve, pas sondazheve të bëra, ku 80% e popullatës, përdorin këtë ambalazh për të blerë qumësht. Yndyrnat, kur qëndrojnë në plastikë, përcjellin lëndë kancerogjene. Islam Cani, kryetar i shoqatës së konsumatorëve thotë:

Islam Cani:- “Çdo lloj ambalazhi duhet të jetë një përdorim. Plastika tek ne përdoret në shumë lloj përdorimesh, si qumështi, pijet freskuese dhe tani kohët e fundit edhe tek birra, gjë shumë e rrezikshme, pasi dihet që të gjitha llojet e yndyrnave dhe acideve tek plastika, sjellin shumë sëmundje deri tek ato kancerogjene”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme