Shoqata e Ndërtuesve: Nuk ka dëmtime në strukturën qëndrore të objekteve


Shoqata e Ndërtuesve: Nuk ka dëmtime në strukturën qëndrore të objekteve

22:17 03/12/2019

“Nevojë urgjente plotësimi i legjislacionit”

Për tërmetin ka reaguar edhe Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ku shprehet se siguria e ndërtimeve të pas viteve ’90 është vënë në prove, por vërehet se qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës.

Shoqata konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qëndrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve e quan një nevojë urgjente plotësimin e legjislacionit si dhe organizimin e strukturave të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.

Tv Klan






Të ngjashme