Shoqata e Pensionistëve (21 Korrik 1999)
Përfaqësuesit e Shoqatës së Përgjithshme të Pensionistëve në një konferencë për shtyp kanë protestuar sot ndaj pensioneve të ulëta. Qeveritarët, u shprehen ata, pasi marrin një pagë mujore sa 40 pensionistë duke na buzëqeshur na thonë se buxheti nuk ka para. Ata kanë protestuar dhe ndaj polarizimit të pensioneve duke kërkuar abrogimin e nenit 88 të ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 1993, si dhe kanë kërkuar miratimin e statusit te tyre./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego