Shoqata e përkthyesve, alarmi për botimet e dobta në treg – (3 Korrik 2000)


Shoqata e përkthyesve, alarmi për botimet e dobta në treg – (3 Korrik 2000)

21:37 03/07/2000

Lajme Arkiva – Tv KLan 2000

Sirenë alarmi nga botues, përkthyes, shkrimtar, gjuhëtar dhe gazetar të fushës, për përkthimet e dobta në treg, e të botuara nga botues të papërgjegjshëm. Programi i botimeve dhe i përkthimeve të fondacionit SOROS, i njohur prej katër vitesh me emrin “Shtëpia e Librit”, ka grumbulluar përvojë të pasur në punën me librin, prodhimit të tij dhe sidomos me përkthimin.

Mirela Kumbaro:- “Që të bëjmë aq sa mundemi një ndërgjegjësim, të njerëzve të kësaj fushe, për të parandaluar botuesit, që të bëhen barrier e fortë për të mos botuar përkthime të dobta. Përkthyes të cilët të përforcojnë pozitat e tyre profesionale, për të mos ju lënë diletantëve dhe jo kopetentëve të punojnë, si dhe lexuesit që dhe ai të bëjë oponencën e vetë”.

Sipas tyre duket se tradita e mrekullueshme e përkthimeve në shqip, diku është harruar dhe tregu i librit është dyndur nga përkthime dhe botime pirate që nuk respektojnë autorin as për nga e drejta e botimit dhe as për nga përmbajtja e tekstit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme