15:54 11/02/2014Shoqata kombëtare e transportit qytetas i ka drejtuar një letër kryeministrit Rama për ti dhënë zgjidhje problemeve që kanë, të cilat po çojnë drejtë falimentit. Kalimin e kopetencave për vendosjen e çmimit nga qeveria Bashkisë, ata e konsiderojnë thjeshtë një lojë që do të krijoj kaos.Shoqatat e transportit urban më herët kanë kërkuar nga qeveria rritjen e çmimit të biletës me 50 lekë si dhe subvencionimin për kategoritë që përfitojnë shërbim falas, duke argumentuar se janë në prag të falimentimit dhe nuk kanë mundur as të kryejnë pagesat e punëtoreve dhe këstet e kredive që kanë marrë për autobuzët e rinj prej afro 4 muajsh.