Shoqata e trasportit publik: Protesta nëse rritet çmimi i biletës së urbanit
Shoqata e trasportit publik: Protesta nëse rritet çmimi i biletës së urbanit
Shpërndaje
15:50 13/01/2014Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit paralajmëron protesta në rast se do të ngrihet çmimi i biletës së transportit urban. Sipas kësaj shoqate, Ministria e Transportit duhet të negociojë për këtë çështje.Paralajmërimi i shoqatës së transportit publik qytetas për rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve brenda muajit janar, nesë qeveria nuk do të përmbushë kerkesat e tyre për subvencionim, ka nxitur reagimin e shoqatës në mbrojtje të konsumatorit. Përfaqësuesi i kësaj shoqate Altin Goxhaj, ka dorëzuar në Ministrinë e Transporteve një letër ku paralajmëron protesta nëse çmimi i biletës do të pësojë rritje.Sipas shoqatës së transportit publik qytetas, mos subvencionimi nga shteti, i ka futur në krizë, ndaj nëse nuk merren masa ata do të rrisin çmimin e biletës nga 30 në 70 lekë. Më herët edhe Bashkia e Tiranës i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave dhe asaj të transporteve, për të negociuar me shoqatën që të mos ketë rritje çmimi për transportin publik.