Shoqatat e mediave dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala
Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë së dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj gazetares investigative, Klodiana Lala.
Në një deklararatë të përbashkët të tyre thuhet se breshëria e plumbave e lëshuar mbi shtëpinë e saj është këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme.“Ky është një sulm i paprecedent kundër një gazetareje që ka guxuar të denoncojë raste korruptive e kriminale, si dhe kundër gjithë medias dhe fjalës së lirë”
– thuhet në deklaratë. Shoqatat e gazetarëve i kërkojnë policisë së shtetit të veprojë me të gjithë forcën e saj për të hedhur dritë sa më shpejt mbi këtë ngjarje, një prej më të rëndave në vitet e fundit dhe për të vënë para drejtësisë autorët.“Angazhimi i policisë për të kapur autorët e këtij akti kriminal është edhe një provë që shteti është në anën e gazetarëve dhe jo të atyre që e sulmojnë atë” –
thuhet në deklaratë. Në mbrëmje gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan pranë selisë së kryeministrisë. E organizuar në formë marshimi ku morën pjesë edhe qytetarë, pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta në duar ku shkruhej “Jemi me ty, Klodiana”. Tv Klan