Shoqatat sportive (13 Shtator 1999)
Ministria e Kultures Rinisë dhe Sporteve në vazhdim të punës për krijimin e shoqatave sportive pranë klubeve ka organizuar sot në Tiranë një takim me inspektorët e Bashkisë dhe drejtuesit e klubeve në rrethe. Takimi u drejtua nga Zëvëndës Ministri i Kulturës, Kreshnik Tartari dhe Drejtori i Drejtorisë Teknike Artan Shyti të cilët përsëritën idetë e hedhura më parë për krijimin e shoqatave sportive.
Pati debate dhe diskutime nga pjesëmarrësit. Në një nga ambjentet e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” u zhvillua Asambleja e Bashkimit të Gjyqtarëve dhe Vëzhguesve të Futbollit për zgjedhjen e kryesisë së re të kësaj shoqate. Takimin e hapi Isuf Dobjani. Kryesia e re u vendos të përbëhet nga tre gjyqtarë dhe dy vëzhgues. Meqë nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtareët e kryesisë zgjedhja u shty për më vonë./tvklan.al