Shoqëria civile, protestë kundër tarifës në Rrugën e Kombit


Shoqëria civile, protestë kundër tarifës në Rrugën e Kombit

13:46 07/04/2018

Kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit është pozicionuar edhe shoqëria civile. Përfaqësues dhe qytetarë janë shprehur kundër koncesionit në këtë rrugë, por dhe politikës së Partneritet Publik Privat së qeverisë Rama.

Me parrulla “Më arrestoni edhe mua”, qytetarët kanë kërkuar lirimin e 11 protestueseve kuksianë, për të cilët gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Protesta që zgjati afro 90 minuta nisi në parkun Rinia dhe u zhvendos përpara Kryeministrisë, ku iu kërkuar qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe arroganca.

Protestueseve iu bashkuan dhe artistët e Teatrit Kombëtar që kundërshtojnë shembjen e godinës së tij.

Tv Klan






Të ngjashme