Shoqërohen dy policë për 15 ton kanabis që u zbuluan në Vlorë
Dy efektivë policie dhe kryeplaku i fshatit Llakatund të Vlorës janë shoqëruar në komisariat pas sekuestrimit të sasisë rekord prej 15 ton kanabis sativa.
Identiteti i dy policëve të sekuestruar në lidhje me drogën e kapur nuk bëhet i ditur.
Ata po merren në pyetje nëse kanë pasur dijeni apo nëse kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje, së bashku me kryeplakun e fshatit.
Policia zbuloi dje në fshatin Llakatund rreth 15 ton kanabis të fshehur në dy banesa. Ngarkesa e drogës nuk është peshuar ende tërësisht dhe pritet deklaratë e policisë për këtë super-operacion.
/tvklan.al