Shoqërohet në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj
Konfliktohet me të birin për pronësinë e makinës
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj është shoqëruar nga policia paraditen e së premtes. Mësohet se shkak është bërë konflikti mes Malajt dhe djalit të tij për një automjet që është në pronësi të ish-bashkëshortes, që Malaj nuk pranonte t’ia dorëzonte. Ka qenë pikërisht djali i tij që ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Në momentin që uniformat blu kanë kryer shoqërimin, ish-gjyqtari ka kundërshtuar urdhrin e tyre, por më pas është shoqëruar forcërisht në ambientet e komisariatit numër dy. Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk kishte dalë në veting.
Tv Klan