Shorti i Europa League /Përballje interesante, pa grupe të fortë


Shorti i Europa League /Përballje interesante, pa grupe të fortë

15:00 31/08/2018

Pas të mëdhave të Europës në futboll, shorti i Europa League solli disa takime që nuk mund të lihen jashtë interesit.  Ndeshjet më të forta pritet të jenë në ato grupe ku bëjnë pjesë skuadra të mëdha në këtë kompeticion. Arsenal do të luajë kundër gjigandëve të Portugalisë Sportingut të Lizbonës.

Në grupin E, bën pjesë edhe Qarabag i kapitenit të kombëtares Ansi Agolli. Ish-kampionët e Europës, kuqëzinjtë e Milan do të ndeshen me Olympiacos dhe Betis në Grupin F.

Më i barazpeshuar duket se do të jetë grupi G ku bëjnë pjesë Villarreal, Rapid Wien, Spartak Moscow dhe Glasgow Rangers.

Lazio, Marseille janë favoritet e grupit H ku ndodhen edhe Eintracht Frankfurt dhe Apolon Limasol.

Interesante pritet të jetë përballja mes skuadrës austriake Salsburg dhe gjermanes Leipzig. Të dyja kanë të njëjtin sponsor teknik. Në grupin B do të jetë edhe Celtic, ndërsa Chelsea u shprtua në grupin L, ku kundërshtari më i fortë do të jetë PAOK.

Tv Klan

 






Të ngjashme