Shorti i finaleve të Botërorit më 1 dhjetor
Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit njëkohësisht edhe Zv/Kryeministër i Rusisë, Vitaly Mutko, gjatë një konferencë për shtyp me mediat vendase ka njoftuar se shorti për grupet e finaleve të botërorit 2018 që do të mbahet në Rusi do të hidhet më 1 dhjetor të këtij viti në pallatin e Kremlinit. Propozimi i bërë nga Rusia ka marrë edhe pëlqimin e FIFA-s dhe autoritetet vendase janë duke u përgatitur për zhvillimin e këtij shorti. Kupa e botës që zhvillohet për herë të parë në Rusi do të mbahet nga 14 qershori me 15 korrik të vitit 2018
Shqipëria është angazhuar në grupin G të kualifikueseve.
Pas dy humbjeve me Spanjën dhe Izraelin, kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e 4 me 6 pikë.
Ndeshja e radhës do të jetë ajo e 24 marsit me Italinë që do të luhet në Palermo.
Por sfidat më të rëndësishme, aty ku Shqipëria ka mundësi të marrë [pikë janë me Izraelin në fillim të qershorit dhe Lihtenshteinin e Maqedoninë në shtator të këtij viti.
24/03/17 Itali 20 : 45 Shqipëri
11/06/17 Izrael 20 : 45 Shqipëri
02/09/17 Shqipëri 18 : 00 Liechtenstein
05/09/17 Maqedoni 20 : 45 Shqipëri
06/10/17 Spanjë 20 : 45 Shqipëri
09/10/17 Shqipëri 20 : 45 Itali
Tv Klan