Show në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës (25 Shtator 1999)
“Tambure kundër armëve” ka qënë ky titulli i show-t të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës dhe TV Klan në mbrëmjen e djeshme. Për ardhjen e grupit Drams and Flut dhe dj Uatsen kanë kontribuar linjat ajrore austriake dhe zvicerane.
Shfaqja i është adresuar një publiku të ri për t’i dhënë atij mundësinë të përfshihet në një hapësirë të re kulturore. Pas shfaqjes grupi ka dhënë një konferencë për shtyp ku është theksuar se kjo ishte një përpjekje për të afruar tek publiku shqiptar këtë frymë të re muzike.
Ky është aktiviteti i parë për sezonin e vjeshtes i cili shpreson të mos jetë i fundit. Nesër përpara hyrjes së QNK-së ky grup jep koncert në ambjent të hapur ku pjesëmarrja do të jetë e lirë. Ky koncert do të transmetohet nga TV Klan drejtpërsëdrejti./tvklan.al