Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, karkalecat do sjellin murtajën
Në një artikulll të postuar në gjigantin mediatik “BBC”, thuhet se qeveria boliviane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në një zonë të gjerë bujqësore të prekur nga karkalecat që sjellin murtajën.
Presidenti Evo Morales ka njoftuar një plan emergjence, që përfshin 700,000 $ fonde shtesë për shfarosjen.
Tufa e karkalecave u shfaq një javë më parë në afërsi të qytetit lindor të Santa Cruzit, ku prodhohet shumica e ushqimeve dhe mishit të Bolivisë.
Ata janë përhapur me shpejtësi, duke shkatërruar kullotën dhe fushat e misrit.
Autoritetet vlerësojnë më shumë se 1000 hektarë tokë bujqësore të shkatërruar nga karkalecat.
Qeveria thotë se shfarosja duhet të fillojë menjëherë.
“Do të krijojmë një rrjet të 500 metra të rreth zonës së prekur dhe do i shfarosim, duke punuar së bashku me autoritetet lokale,” tha Sekretari i Bujqësisë të Bolivisë, Mauricio Ordonez.
Morales do të vizitojë provincën e Santa Cruz ditën e premte./tvklan.al