Shpallet i pafajshëm ish – Drejtori i Tatimeve të Tiranës


Shpallet i pafajshëm ish – Drejtori i Tatimeve të Tiranës

14:37 06/07/2017

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm ish – Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, i cili akuzohej për shpërdorim detyre.

Gjykata vendosi gjithashtu të shuajë edhe masën e sigurisë për pezullimin nga detyra apo shërbimit publik për Kokthin.

Ish – kreu i Tatimeve të Tiranës ishte në arrest shtëpiak që prej muajit Mars, pasi po e njëjta gjykatë e cilësoi të paligjshëm ndalimin dhe më pas arrestimin e tij dhe e ndryshoi masën e sigurisë duke e liruar nga burgu.

Androkli Kokthi u arrestua në 18 Shkurt me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pas dyshimeve se i kishte kthyer një subjekti mallin e konfiskuar pa faturë.

Ky veprim, sipas akuzës, ishte në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet, si dhe nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët./tvklan.al






Të ngjashme