Shpallet në kërkim Astrit Bushi, i dyshuar për disa vrasje – (9 Mars 2001)


Shpallet në kërkim Astrit Bushi, i dyshuar për disa vrasje – (9 Mars 2001)

20:49 09/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është fotografia e Astrit Bush-it, e publikuar nga Ministria e Rendit Publik, i cili është shpallur person në kërkim, për disa vepra penale të kryera. Ai dyshohet të jetë edhe autori i vrasjes së punonjësit të policisë të qytetit të Laçit Altin Balozi, vepër kjo e ndodhur mbrëmë në afërsi të gjimnazit të këtij qyteti.  

Astrit Bushi është shpallur në kërkim, për tentativë vrasje të punonjësit të policisë, ndodhur më datën 28 Tetor të vitit të kaluar. Në këtë ngjarje, si rezultat i shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, ka mbetur i vrarë vëllai i Astritit, Agron Bushi. Më pas ai u arrestua, por gjykata e shkallës së parë, e drejtuar nga gjyqtari Ded Miri, me vendimin e saj të datës 30 Tetor të vitit 2000, e ka lënë të lirë shtetasin Astrit Bushi.

Gjykata e Apelit vendosi arrest me burg në mungesë. Për këtë vendim, shtetasi Bushi është larguar jashtë shtetit dhe sipas burimeve të policisë, ai është kthyer para tre ditësh, para vrasjes së punonjësit të policisë Altin Balozi./tvklan.al






Të ngjashme