Shpejtësi marramendëse në aksin Sauk – TEG


Shpejtësi marramendëse në aksin Sauk – TEG

15:20 19/01/2020

Policia u heq lejen e drejtimit 9 shoferëve

Vetëm 200 minuta qëndroi një patrullë e policisë rrugore të Tiranës në aksin nga Sauku në rrethrrotullimin e TEG në dalje të kryeqytetit, dhe konstatoi një sërë parregullsish që lidhen me shpejtësinë tej normave të lejuara.

Nëntë drejtues mjetesh janë penalizuar me heqjen e lejes së drejtimit pasi makinat e tyre qarkullonin me shpejtësi nga 140 në 173 kilometra në orë.

Një shpejtësi e tillë, dy herë më lartë se tabela, është bërë shpeshherë shkak për aksidente fatale në këtë aks.

Rrethrrotullimi TEG është konsideruar një nga njollat e zeza të aksidenteve në rrugët tona.

Tv Klan






Të ngjashme