Shpenzimet e klubeve në Merkato


Shpenzimet e klubeve në Merkato

10:13 29/07/2018

Çdo vit në merkaton e futbollistëve qarkullojnë shumë marramendëse parash nga njëri klub në tjetrin. Këtë vit duket se rekordi i transferimeve do të thyhet sërish. Cilat janë skuadrat që kanë shpenzuar më shumë para deri tani. Juventusi i Torinos, për momentin, është klubi që ka shpenzuar më shumë para që nga ngritja e siparit të merkatos.

La Vecchia Signora ka kthyer 221.9 milionë euro në kontrata për lojtarë si Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Douglas Costa, Mattia Perin, Andrea Favilli dhe Giangiacomo Magnani.

Gjithsesi bardhezinjtë duken ende të paplotësuar, lojtarë të tjerë mund të bashkohen me skuadrën me qëllimin e vetëm për të fituar aq të dëshiruarin trofeun e Champions League. Ekipi i dytë që ka shpenzuar më shumë para përpara nisjes së sezonit 2018/19 është Liverpool.

Anglezët, finalistë të Champions kanë disbursuar 182 milionë për Alisson, Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqiri. Me shumë mundësi në Anfield do të shkojnë edhe lojtarë të tjerë.

Kjo është lista e 10 skuadrave që deri tani kanë shpenzuar më shumë teksa merkato do të vazhdojë edhe për disa javë. Deri tani totali i shpenzimeve është 1 mliardë e 219.1 milionë Euro, thuajse sa gjysma e shpenzuar një vit më parë nga 5 kampionatet me të mëdhenj në Europe. Një vit më parë klubet në mbarë botën, veçanërisht ato europiane shpenzuan më shumë se 4 miliardë euro.

Tv Klan






Të ngjashme