Shpenzimet për shëndetin u rritën me 28% gjatë 2020


Shpenzimet për shëndetin u rritën me 28% gjatë 2020

10:39 05/10/2021

INSTAT: Në 2020-n, shqiptarët paguan 72 milionë euro më shumë për shëndetin se në 2019 

Sfida më e madhe e familjeve shqiptare gjatë 2020, ishte përballimi i pandemisë dhe problemet shëndetësore. INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve ka dhënë informacion mbi rritjen e shpenzimeve për shëndetin. Sipas këtyre të dhënave në shpenzimet mujore të një familjeje në 2020-n për shëndetin ishin 4,487 lekë, nga 3,506 vitin e mëparshëm, duke përsuar një rritje prej 28%.

Në raport me vitin 2019, janë rreth 72 milionë euro shpenzime më shumë për shëndetin në 2020-n. Rritja më e madhe e shpenzimeve është për nëngrupin “vitamina”.

Pesha që shpenzimet për shëndetësinë zënë në totalin e buxhetit të familjeve arriti 5.4% gjatë vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të paktën që prej vitit 2007, kur INSTAT raporton të dhënat.

41,6% e buxhetit familjar shkon për konsum, pra për ushqime dhe pije. Për një muaj, shpenzime mesatare për 769 mijë familje ishin 3.4 miliardë lekë , ndërsa për një vit shuma totale e shpenzuar është 41.4 miliardë lekë, ose 334 milionë euro, nga 261 milionë euro që ishte gjatë vitit 2019.

10% të totalit të buxheiti familjar shkojnë te grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse.

Ndërkohë që ulen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin e pandemisë ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë” me 26,4% karahasuar me një vit më parë.

Klan News






Të ngjashme