Shpenzon 70 mijë £ në kirurgji plastike, nëna seksi: Gratë shqetësohen se do ia vjedh burrat


Shpenzon 70 mijë £ në kirurgji plastike, nëna seksi: Gratë shqetësohen se do ia vjedh burrat

16:52 02/02/2021

Një yll i fitnesit thotë se ajo gjykohet nga nënat e tjera në shkollë. Me stilin e saj joshës dhe pamjen që sfidon moshën, Tracy Kiss mund të jetë frikësuese për disa.

Ajo krenohet me pamjen e saj për të cilën ka shpenzuar 70,000 £. Look-u i saj i ri e ka bërë atë që të ndiqet nga 691,000 njerëz në Instagram.

33-vjeçarja nga Buckinghamshire është shprehur për mediat e huaja: Unë kam bërë dy operacione në sy, rhinoplastikë, katër në gji, një labiaplasty dhe një operacion tek të pasmet e saj.

Ajo po planifikon edhe një operacion tjetër 4,000 £ tek sytë e saj ku shpreson që të duket edhe më e re.

Trejsi Kiss tashmë është një nënë dhe mendon se plastika është fantastike. Ajo ka kryer operacionin e parë të gjoksit kur ishte vetëm 18 vjeç për ta ndaluar që t’i rritej në mënyrë asimetrike.

Pasi lindi dy fëmijët e saj Millie, 13 vjeç dhe Gabrielle 8 vjeç kryeu një operacion për të rinovuar zonat e saj intime. Gjithashtu ajo i është nënshtruar një trajtimi intesiv për të hequr çdo strijë që i kishte mbetur nga shtatzënitë.

Trejsi duket e mrekullueshme me paraqitjen e saj, por ka disa njerëz që e gjykojnë për shkak të pamjes.

“Disa nëna mendojnë se unë do të vjedh burrat e tyre ose se unë jam një yll pornografi”, shprehet Trejsi.

Gjithashtu ajo si një trajnere personale palestre duhet të durojë edhe komentet urryese nga të tjerët që mendojnë se vishet shumë provokuese.

Disa nga komentet që ajo merr dhe nuk i pëlqen aspak janë:

Nëse je nënë pse pantallona “të nxehta” gjatë stërvitjes në internet? ‘

“Nënat nuk duhet të sillen kështu”.

Trejsi gjithashtu merr vesh nga fëmijët dhe prindërit në sheshin e lojërave, por ajo nuk i merr vështrimet në zemër.

Pavarësisht komenteve  negative që merr, Trejsi vazhdon të jetë një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe t’i bëjë ata sa më të lumtur.

“Ndihem shkëlqyeshëm, jetoj pozitivisht dhe nuk lëndoj njerëz të tjerë, kështu që mendoj se të gjithë duhet të jetojnë në këtë mënyrë”, është shprehur ajo. /tvklan.al






Të ngjashme