Shpërblimi i trajnerit Ranieri te Leicester
Titulli kampion në Angli mund të vendoset që të dielën, nëse Leicester City fiton takimin me Manchester United. Një triumf i pamenduar më parë, por që pritet të bëhet realitet. Njeriu më rëndësishëm i këtij suksesi është italiani Claudio Ranieri, që ngriti një ekip fitimtar që në vitin e parë si trajner.
Shpallja kampion në Premier League do t’i sillte 5 milion paund shpërblim sipas mediave angleze. Një shumë e madhe për një trajner, që paguhet 1 milion e gjysmë në sezon.
Claudio Ranieri u afrua te Leicester pas dështimit me përfaqësuesen e Greqisë, një përvojë që zgjati vetëm pak muaj.
Ranieri tashmë shikohet si hero dhe klubi anglez po mendon t’i rinovojë kontratën si një vlerësim për punën e kryer. Kontrata aktule është vlefshme deri në 2018.
Endrit Sauku, Tv Klan