Shpërndanin kokainë në Rodos, pranga shqiptarit dhe ukrainases
Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçare nga Ukraina janë arrestuar në Rodos të Greqisë, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Banda i merrte urdhrat nga burgu dhe dy shqiptarë të tjerë janë të shpallur në kërkim.
Dy të arrestuarve iu gjetën 130 gram kokainë të fshehur në çantën e vajzës nga Ukraina. Ata u arrestuan nga policia greke në momentin që do të bënin shkëmbimin dhe dorëzimin e drogës.
Policia zbuloi se urdhrat jepeshin nga një i burgosur 38-vjeçar, i cili është identifikuar, por nuk saktësohet nëse ai është shqiptar apo jo. Policia është ende në kërkim të dy anëtarëve të tjerë shqiptarë të kësaj bande droge.
/tvklan.al