Shpërndanin lëndë narkotike, pranga katër të rinjve
Katër të rinj janë vënë në pranga pasi janë kapur duke shpërndarë lënë narkotike në zonën e Kamzës në Tiranë.
Të arrestuarit, të gjithë nga Rrësheni, janë shtetasit G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë shtetasit A. T., M. Gj. dhe J. P., Policia gjeti një sasi dozash me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë, të futura në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gr., të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /tvklan.al