Shpërndante kokainë në Tiranë, pranga 25-vjeçarit


Shpërndante kokainë në Tiranë, pranga 25-vjeçarit

13:28 07/04/2018

Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Ai është Emra Dashi, banues në kryeqytet dhe i dënuar më parë për veprën penale shfrytëzim prostitucioni.

"Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit",

sqarohet në një njoftim të policisë.

Në momentin e ndalimit pranë një lokali në rrugën e "Dibrës", gjatë kontrollit fizik dhe në banesë Dashit iu gjetën rreth 70 doza kokainë.

/tvklan.al






Të ngjashme